Zaev: Në vend të flamurit shqiptar, Talat Xhaferi duhet ta vendosë fotografinë e gruas dhe fëmijëve

 

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për televizionin “N1” i pyetur lidhur me idenë për “Shqipërinë e Madhe” ka thënë se pak njerëz flasin për ide të tillë dhe se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është  te kufijtë e hapur dhe mobiliteti i qytetarëve.

I pyetur se çka mendon lidhur me atë që në masën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, qëndron flamuri shqiptar, Zaev tha se kjo nuk është në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe se mendon që flamuri nuk duhet të qëndrojë në masën e kryetarit të Parlamentit, por se aty dhe të qëndrojë fotografia e “fëmijëve dhe bashkëshortes”

“Besoj se Xhaferi do ta respektojë Kushtetutën dhe rregulloren për punën e Kuvendit”, ka thënë Zaev.