Zaev: Në zgjedhjet votë për ardhmërinë personale

Këto janë zgjedhjet për Maqedoninë tonë dhe për këtë shkak përgjegjësia është shumë e madhe. Keni shans të zgjidhni çfarë ardhmërie dëshironi, 11 dhjetori është votë për ardhmërinë personale, porositi sonte në mitingun qendror në Shkup të Koalicioni për “Për jetë në Maqedoni” lideri i LSDM-së dhe bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore Zoran Zaev.

Duke e prezantuar “Planin për jetë në Maqedoni” të Koalicionit të kryesuar nga LSDM, tha se me të ofrohen mundësi për të gjithë, standard më i lartë, shoqëri të drejtë, institucione funksionale…

“Ky është plani për paga më të larta, për pagë mesatare prej 30.000 denarëve, për mbështetje të fuqishme të firmave vendase, për kthimin e parave te qytetarët dhe ulje të të dhënave, për institucione në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Zoran Zeav, duke plotësuar se ofrojnë mundësi që të rinjtë të mbesin në shtet.

Kjo theksoi ai, është plan që e çon Maqedoninë në hap me Evropën, atje ku takojmë. Çelës për përparim, sipas tij, është stabiliteti i Maqedonisë.

Kreu i opozitar iu drejtua edhe të rinjve duke theksuar se i kupton nevojat e tyre, dhe se ofrojnë masa për ta siç është 10.000 euro për hapjen e biznesit vetanak, hapësirë afariste pa pagesë në “Start ap qendra”, kredi me vetëm një për qind interes vjetor.

Maqedoni stabile, porositi Zaevi, do të thotë secili ta kryejë dhe ta ruajë punën e vet.

Që të pengohen ndryshimet në shtet, sipas kryetarit të LSDM-së, do të ketë tentime të blihen vota, të bëhen presione dhe të flitet për federalizime absurde.

Bartësi i listës në njësisë e parë zgjedhore Stevo Pendarovski, theksoi se në zgjedhjet do të kenë fitore me mbi 50 mandate, ndërsa bartësi i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore Petre Shilegov porositi se do t’u jepet fund ndarjeve, sepse të gjithë qytetarët kanë nevoja të njëjta.

Bartësit e listave në njësinë e dytë dhe të tretë zgjedhore Oliver Spasovski dhe Lupço Nikollovski theksuan se më “11 dhjetor do të zgjidhet ardhmëria për jetë në Maqedoni me kthimin e drejtësisë dhe të parave te qytetarët.