Zaev: Nënshkrimet janë siguruar, qeveria e re në mars

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Sarajeva, ku po qëndron për vizitë, ka thënë se nënshkrimet për marrjen e mandatit janë siguruar, dhe se Qeveria e re do të formohet në muajin mars.

“Tani duhet patjetër që të merremi vesh për ndarjen e ministrave dhe për platformën reformuese të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Zaev në Sarajevë.

Zaev është dashur të paraqitet në seancë për rastin “Mitmarrja”, megjithatë ai nuk u paraqit, pasi që siç tha avokati i tij, sot në Sarajevë ka shkuar që ta pranojë çmimin për “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”. (INA)