Zaev: Paga minimale në vend, 500 euro

LSDM-ja mbajti tubimin e radhën në qytetin e Velesit. Kryetari i kësaj partie, zhvilloi takim me qytetarët e Velesit, nga të cilët dëgjoi brengat dhe sugjerimet e tyre. Zaev nga Velesi përsërit se me LSDM-në në pushtet do të rritet rroga minimale dhe ajo mesatare, ndërsa ndaj të pensionuarve nuk do të ketë lojëra të dyfishta. Sipas Zaev, në Maqedoni ka ardhura koha për të jetuar jetë me dinjitet.