Zaev pas takimit me Kasamin: Kemi progres për disa çështje!

 

Pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Besa, kryeari i LSDM-së Zoran Zaev tha se është shënuar progres për disa çështje. “Mirëpo ende nuk mund të themi nëse do të kemi qeveri me katër parti, LSDM, BDI, Besa dhe Aleanca, ose jo”, theksoi Zaev, shkruan Gazeta Lajm.

Zaev është takuar me Kasamin pas takimit paraprak të përbashkët me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me kryetarin e LR PDSH-së, Zijadin Sela.

“Unë jam optimist dhe vazhdoj të jem optimist”, shtoi Zaev pas këtyre takimeve.

Pas takimit Kasami-Zaev, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes Besa, Faton Fazliu, tha se edhe Besa edhe LSDM kanë vullnet për qeveri reformatore.

“Ne nuk kemi heqë dorë nga asnjëri prej parimeve tona. Besojmë se opinioni i din parimet tona dhe nëse ato pranohen. Vullneti i të dy palëve është që të kemi qeveri reformatore. Flasim për parime dhe besoj se do të jemi pjesë e qeverisë reformatore”, deklaroi Fazliu.