Zaev për “Kurir”Kosova ëshë zemra e Sërbisë”

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për portalin e Serbisë “Kurir” ka folur për zhvillimet e fundit në Maqedoni, pushtimin e Kuvendit dhe dhunën ndaj deputetëve të LSDM-së dhe Zijadin Selës si veprime të partisë së Gruevskit që përmes ushtrimit të dhunës të mbajnë pushtetin.

Zaev ka folur edhe për raportet me shtetet fqinje duke nxitur reagime në opinion në veçanti ajo kur flet për kishat në Kosovës të cilat sipas tij janë trashëgimi dhe zemra e Serbisë por edhe kundërshtimin e Gruevskit për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në UNESKO. Zeav ka folur edhe për Serbinë ku sipas tij në pushtet janë forca nacionaliste të udhëhequra nga Aleksandër Vuçiq, duke nxitur reagimin e shefit të diplomacisë, Ivica Daçiq. “Pse Zaev nuk e ka sulmuar Ramën dhe Thaçin por Vuçiqin? Ai nuk është edhe aq naiv që të mos e dijë se koncepti i Shqipërisë së Madhe nuk do të jetë i kompletuar pa Shkupin”, ka thënë Daçiq.

Zaev ka folur edhe për raportet me Bullgarisë duke thënë se bëtë fjalë për një popull ndërsa përgjigjen për raportet me Sofjen e ka dhënë në gjuhën bullgare.