Zaev: Populli është i etur për jetë dhe liri

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev u është drejtuar sonte qytetarëve të Vinicës para të cilëve ka prezantuar platformën zgjedhore të LSDM-së.

“Gruevski mund të paramendojë sondazhe sa të dojë! Asgjë nuk i ndihmon, ky popull është i etur për jetë dhe liri! Me 11 dhjetor ky popull i vendosur do ta kthejë shtetin!’, tha Zaev duke kërkuar njëherit edhe përkrahjen e qytetarëve për të Vinicës për siç u shpreh ai “Jetë”, që rinia të ri në Maqedoni. Ai tha se me ardhjen e LSDM-së në pushtet paratë do të kthehen te qytetarët, kurse harxhimet do të zvogëlohen. Sipas Zaev në vit nga buxheti vidhen nga 400 milionë euro, kurse 300 milionë të tjera harxhohen pa produktivitet.

“Maqedonia ka potencial! Paratë që i vodhën do ti kthejmë sërish tek ju. Do të ketë edhe për pagë mesatare prej 30.000 mijë denarëve. Do të kthehet 15 % nga TVSH-jë”, tha më tej para banorëve të Viniciës kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev./alsatm