Zaev: Qëndrimin për platformën shqiptare do ta shpalosim pas marrjes së mandatit (VIDEO)

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth platformës shqiptare, deklaroi se partia e tij ka qëndrim për këtë platformë por qënrimin partiak do ta shpalosë menjëherë pas mandatimit të tij për mandatar të Qeverisë së re, transmeton TetovaSot.

“Kam thënë se kemi qëndrim thelbësor edhe për platformën shqiptare. Shpresoj se do të marrim mandatin që menjëherë t’i themi qëndrimet tona. Ne kemi punuar për një shoqëri për të gjithë. Qëndrimi ynë është qytetari për në qeverinë e re. Jemi pozitiv në këtë aspekt. Nëse na jepet mandati do t’i hapim për diskutim çështjet”`, tha mes tjerash Zaevi./TetovaSot/