Zaev: Qeveria e re do ta heqë testimin ekstern dhe do t’i rritë rrogat minimale

 

Zoran Zaev, që pritet të zgjidhet kryeministri i ri i Maqedonisë, ka deklaruar se masa e parë pas zgjedhjes së qeverisë së re është shfuqizimi i testimit ekstern dhe rritja e rrogës minimale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Zaev e dha këtë deklaratë pas daljes nga Prokuroria Themelore e Shkupit, ku partia e tij ka dorëzuar padi penale për katër deputetë të OBRM-PDUKM-së, për përplasje interesash, pra të në të njëjtën kohë kanë mbajtur edhe poste ministrore.