Zaev: Siguria e qytetarëve është për tu shqetësuar, një pjesë e MPB-së është nën kontrollë të VMRO-se

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i ftuar në emisionin Click PLus në TV 21 tha se siguria e qytetarëve është për tu shqetësuar, sepse një pjesë e punonjësve në MPB janë nën kontrollë të OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev poashtu shtoi se është i gatshëm të shkojë te kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe të garantojë unitaritetin e shtetit, qoftë ajo verbalisht apo në formë të shkruar.