Zaev: Sikur të ngrihej Goce Dellçev dhe të shihte se çfarë njerëz udhëheqin me Maqedoninë

LSDM-ja sot ka mbajtur takim me qytetarë e Dellçevës, prej ku kryetari i kësaj partie theksoi se sikur të ishte e mundur që të ngrihej Goce Dellçev dhe të shihte se çfarë njerëz të pamëshirshëm po udhëheqin me Maqedoninë do të tmerrohej, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gruevski po i bën gati valixhet për të shkuar për shkuar përgjithmonë. Sot ra bora e parë dhe do të bjerë edhe kjo familje e kësaj qeverie dhe do të përgjigjen për të gjitha mëkatet që i kanë bërë. Ndërsa para jush do të vijë një e ardhme e ndritur e cila do ta zhduk varfërinë. Dellçeva duhet të realizojë amanetin e Goce Dellçevit. Ah sikur të ngrihej ai dhe të shihte se çfarë njerëz të pamëshirshëm e mbajnë emrin e OBRM-së dhe të shihte se në çfarë gjendje e kanë sjellur Maqedoninë”, tha mes tjerash Zaev në tubimin e tij në Dellçevë.

Ai pjesëmarrësve gjithashtu u premtoi edhe kthimin e TVSH-së dhe kontroll shëndetësor pa pagesë