Zaev: Të gjithë bashkë duhet të punojmë për të mirën e Maqedonisë

 

Emri mbetet shqetësim për ne, por do kërkojmë zgjidhje dhe jo ta bllokojmë. Për këtë do të konsultohemi dhe do të kërkojmë mbështetje edhe nga opozita.

Zaev përmendi në foltore edhe njoftimin e PSP-së se nuk ka procedura për asnjë nga ministrat e kabinetit të ri qeveritarë dhe se të gjithë janë të pastër dhe pa kurrfarë pengese do të mund ta kryejnë funksionin e tyre .

Zaev u shpreh i vetëdijshëm se vështir do të sigurohet kuorumi me 62 deputetë, por se shpreson në mbështetjen edhe të VMRO-së.

Gjatë fjalimit të tij Zaev porositi politikanët që ti mbajnë duart larg gjyqësorit.

“Gjithçka që do të punojmë do të jetë në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë, por duke pasur për bazë gjithnjë interesin e qytetarëve”, tha Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij.

“Në programin qeveritarë nuk shkruhet gjithë ajo që kemi premtuar gjatë fushatës zgjedhore, por qëndrojmë pas asaj dhe do të bëjmë përpjekje që ta t’i realizojmë në tërësi të gjitha premtimet”, u shpreh Zaev.

“Pjesë e programit qeveritarë janë edhe programet e partive shqiptare dhe partive të tjera. Të gjithë bashkë do të punojmë në realizimin e tyre”, theksoi Zaev.

Zaev falënderoi Nikolla Poposkin e VMRO-DPMNE-së për fjalimin e tij konstruktiv duke theksuar se do të ishte i mirë si lider i opozitës.

“Askush, ama askush më nuk do të ketë kontroll mbi gjyqësorin”, u shpreh i prerë Zaev.

Zaev me falënderim deri tek liderët politik shqiptarë sipas të cilit ndonëse ishin të provokuar në të shumtën e rasteve ata vepruan me maturi.