Zaev: Do të reformohet RTVM-ja

Seanca filloi ora 11:30, ndërsa duhet të mbarojë më së voni deri nesër në mesnatë, me votimin për kandidatë për ministra të cilët i ka miratuar mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Zoran Zaev.

Përndryshe, Kuvendi është nën sigurimin e forcave policore.

‘Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën si kryetar i Kuvendit dhe të cilët votuan për mua. Le të jetë kjo një fillim i ri, në kuptimin për të gjithë çështjet për të cilat jam i vetëdijshëm, për të gjithë sfidat që na presin’, tha Xhaferi në fillim të seancës.

Përndryshe, Qeveria e re duhet të votohet sot ose më së voni deri nesër në mesnatë.

Me kërkesë të Ilija Dimovskit nga OBRM-PDUKM-ja, Kuvendi votoi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, i cili do t’i hapë rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale. Mirëpo, Xhaferi fillimisht tha se në rend të ditës është zgjedhja e Qeverisë së re.

Më pastaj, Xhaferi e vuri në votim propozomin e Dimovskit, por që nuk mori mbështetjen e shumicës parlamentare. Xhaferi vendosi në rend të ditës zgjedhjen e Qeverisë së re, që u votua nga shumica parlamentare me 66 vota.

Më pas, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka hapur diskutimin për Qeverinë e re të vendit. Fjala i është dhënë mandatarit, Zoran Zaevit, që të prezantojë propozim-programin qeveritar.

Zaevi i përshëndeti të pranishmit dhe korin diplomatik. Ai foli për premtimet e bëra ndaj bujqve, vreshtarëve, ekonomistëve, afaristëve, bujqve, nxënësve, për siç thotë jetë në Maqedoni.

Ai premtoi tre pika kryesore për qeverisjen e re: zhvillim ekonomik dhe jetë për të gjithë, institucione profesionale dhe drejtësi për të gjithë, si edhe perspektivën e BE-së, NATO-së për të gjithë qytetarët.

Zaev premtoi punë të palodhshme për qytetarët e Maqedonisë, premtoi Maqedoni unitare.

Ai më tej premtoi se është i përcaktuar të ndërtojë një shoqëri të bashkuar që do të sigurojë stabilitet për qytetarët dhe shtetin. BE dhe NATO janë qëllimi strategjik i yni dhe do të marrim masa për zbatimin e reformave të Priebe-së, shton Zaev.

Do të përqëndrohemi në ngritjen e standardit të jetës së qytetarëve, rritje të ekonomisë për 5%, rritje të rrogës minimale për të gjithë të puënsuar, përfshi edhe ata të tekstilit dhe lëkurës.

Deri 30 mijë rrogë neto në Maqedoni është qëllimi ynë, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do ta rritë për 100% ndihmën shtetërore për këto ndërmarrje. Do ta nxitim eksportin e prodhimeve vendore dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Do të përgatitim plan me afate për kthimin e borxheve që ka shteti ndaj ndërmarrjeve, kështu do të kenë mundësi për t’u rritur dhe për të hapur vende të reja pune.

Do të zbatojmë sistem të ri, pra më shumë para për qytetarën përmes kthimit të TVSH-së, kthimin e rrymës së lirë në fundjavë, do ta heqim taksën radiodifuzive, arsim falas përmes heqjes së pjesëmarrjes shëndetësore për ata që paguajnë sigurime. Do të ulen për 50% të harxhimeve komunale për ndërtim shtëpie deri 150 metër katror, kartë studentore falas për çështje arsimore e sportive.

Subvencione për bujqit për naftën dhe mekanizmat, nga 30% e deri më 50%. Subvencionet do të rriten dhe do të jenë të rregullta, tha Zaev.

Gjatë fjalimit të tij nga foltorja e Kuvendit, Zaev premtoi edhe Gjykatë speciale.

Qeveria e re do të rritë rrogat e specialistëve mjekësor, arsimtarëve, do ta heqim testimin ekstern, do t’i shpërblejmë arsimtarët e jo t’i dënojmë.

Do të bëjmë administratë efikase dhe profesionale dhe askush të mos frikësohet në punën që e bën. Do ta zgjidhim çështjen e shërbyseve shtetëror që marrin rroga, por nuk punojnë. Do të caktojmë punën me dy ndrime në disa institucione publike.

Do të tentojmë të ulim normën e varfërisë nën 16%. Pensionet do të përputhen sipas harxhimeve për jetë, do t’i përkushtohemi të rinjve që të jetojnë, punojnë në vend, duke u ofruar punë, vazhdim arsimi, ose praktikë shtesë. Do të ofrojmë deri 10 mijë euro për ide të mirë afariste, start up qendra dhe shërbime tjera lehtësuese.

Zhvillimi i baraspeshuar rajonal do të jetë pjesë e qeverisë së re, pra do t’i shpërndajmë fondet për të ndihmuar të gjithë rajonet dhe komunat, në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Reforma në drejtësi është mjaft me rëndësi që do ta ofrojmë. Do të jemi Qeveri e hapur dhe transparente, vendimet do t’i sjellim me qytetarët dhe OJQ-të. Do të japim kushte për sistem të pavarur dhe efikas sepse qytetarët meritojnë diçka të tillë. Prandaj do të bëjmë rizgjedhje të gjyqësisë, duke shtuar Gjykatë Speciale që do të merret me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike.

Zaev poashtu ka deklaruar se RTVM-ja do të reformohet, me qëllim që të punojë e pavarur nga ndikimet politike. Do të promovojmë demokraci kulturore përmes pëfshirjes së qytetarëve në kulturë dhe politikat kulturore.

Do të mundësojmë përdorim të gjuhëve të bashkësive që sa më lehtë t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre gjuhësore, duke mos rrezikuar aspak gjuhën maqedonase. Do të punojmë për ngritjen e sportit dhe përfshirjen e qytetarëve në sport.

Do të investojmë 600 milionë euro në infrastrukturë, do ta shqyrtojmë edhe turizmin. E gjithë kjo nuk mund të bëhet në 100 ditët e para, por ne duhet të fillojmë dhe u bëjmë thirrje që të fillojmë me punë, sepse na pret punë serioze, reforma dhe sfida.