Zaev thotë se asnjëherë nuk do t’i akuzojë vëllezrit serb për gjenocid ndaj shqiptarëve

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i ka përgenjështruar lajmet se do të padis Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve dhe do ta shpallë fajtorë Serbinë për gjenocid ndaj popullit shqiptar në Maqedoni, për periudhën 1912-1956.

“Absolutisht është rrenë se qeveria e re e Maqedonisë do ta shpall fajtore Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa ky lajm është një përpjekje për të na konfrontuar me popullin vëlla serb, porositi përmes deklaratës ekskluzive për Kurir, Zoran Zaev, lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë” ka thënë Zaev për agjenicnë Kurir të Serbisë

“Ky lajm nuk është i vërtetë dhe vetvetiu tregon qëllim ogurzi të nëntokës kriminale që e financon ish premieri dhe lideri i OBRM – PDUKM, Nikolla Gruevski. Unë i kam pranuar nënshkrimet për formimin e qeverisë dhe shpresoj se këtë punë do ta kryejmë brenda dhjetë ditësh, dëshiron të nxit konflikte me popullin vëlla serb” ka thënë Zaev.