Zaev, urdhër shërbimeve të sigurisë të kontrollojnë nëse kabineti i tij përgjohet

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u votua së fundi si kryeministër i Maqedonisë. Menjëherë pas marrjes së detyrës në kaibnetin e kryeministrit nga ish-kryeministri Dimitriev, Zaev ka urdhëruar që të bëhet kontroll i plotë nëse qeveria, zyrat dhe kabineti i tij ka ndonjë sistem të përgjimit apo xhirim të fshehtë, transmeton Zhurnal.mk

“Kam për qëllim të jem i hapur dhe shumë transparent, por ky është kabinet i kryeministrit ku besoj se nuk duhe të qëndrojnë aparate apo sisteme të ngjashme edhe pse e kaluara ka treguar se ështëe mundur”, ka thënë Zaev.