Zaev vë në siklet Kasamin: Për në Qeveri bisedo me Ahmetin!

 

Bisedimet për qeverisjen e ardhshme, lideri i LSDM-së Zoran Zaev i ka thënë liderit të Besës që për pjesëmarrje në qeveri “leje” duhet të merr tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i cili përfaqëson numrin më të madh të shqiptarëve në ekzekutivin e ri, mëson Flaka.

Flaka mëson që ky moment ka vënë në siklet Kasamin, prandaj nga kjo parti po luajnë lojën e “Ping -pongut”, nëse do të marrin pjesë në qeveri apo jo.

Ndërkaq, strukturat partiake po i bëjnë presion lidershipit të partisë që të hyjet në qeveri. Mollë sherri janë bërë rrogat e pesë deputetëve të Besës.

“Ju e rregulluat punën tuaj, merrni rroga. Ne vrapuam që ju të bëheni deputetë dhe ngelëm në rrugë”, është fjala që më së shpeshti u drejtohet deputetëve të këtij subjekti dhe që përbëjnë edhe kryesinë e partisë.

Burimet e Flakës, flasin që Kasami në bisedime me Zaevin nuk ka artikuluar asnjë kusht, dhe aq më pak platformën e ashtuquajtur “Ridefinimi”. Madje, Besa pajtohet që të futet në qeveri pa pasur ndonjë post ministror. Kërkon nga Zaevi drejtori apo sektore në suaza të ministrive që do të drejtohet nga kuadro të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët – ASH, me qëllim që të ndjek punën e funksionarëve të këtyre subjekteve dhe që më pas të kritikohen për keqpërdorime eventuale apo keq-qeverisje