Zaevi do ta bëjë Maqedoninë Zvicër të Ballkanit

E përditshmja Dnevnik sot ka shkruar lidhur me qëndrimin e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev në Zvicër, ku ai ishte në një debat të organizuar ku merrte pjesë e kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela, por edhe politikanë e gazetarë zviceran si dhe mërgimtarë.

Sipas Dnevnik, Zaev ka paralajmëruar se Maqedonia mund të bëhet Zvicër.

“Besoj se kjo Maqedoni mund të përgatitet për tu bërë një Zvicër e bashkuar dhe e njejtë për të gjithë. Kjo dëshmon se Zaev për zgjedhjet e 11 dhjetorit në mënyrë serioze llogaritë në votat e shqiptarëve, duke përfshirë edhe ato të diasporës.