Zaevi i dorëzon firmat Ivanovit: Pres kalim të qetë të pushtetit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev deponoi nënshkrimet e deputetëve tek Presidenti Gjorge Ivanov që janë të nevojshme për të kërkuar mandatin për formimin e Qeverisë së re. Kreu social demokrat para takimit tha se ka mbështetjen e 67 deputetëve në bazë të cilëve Presidenti është i obliguar t’i jep mandatin. Pavarëisht thirrjeve nxitëse të Gruevskit, Zaev pret ndërrim të qetë të pushtetit.

Këto nënshkrime mundësojnë që të përmbyllet kriza në Republikën e Maqedonisë dhe përfundimisht shteti të ecë përpara në funksion të kthimit të jetës në Maqedoni. Sot pres që zoti Ivanov ta dorëzoj mandatin sa më shpejtë që është e mundur, që të mund të fillojmë negociatat për formimin e qeverisë së re. Njëkohësisht e shfrytëzoj këtë rast që të apeloj deri tek të gjithë qytetarët por edhe tek institucionet e shtetit se pritet ndërrim i qetë dhe i shpejtë i pushtetit në Republikën e Maqedonisë – deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Ndërkohë nga presidenca theksuan shkurt se nënshkrimet e dorëzuara nga Zaev do të shqyrtohen dhe se Presidenti Gjorge Ivanov në bazë të këtyre firmave dhe bazuar edhe në Kushtetutë do të merr vendimin nëse do t’i japë ose jo mandatin liderit të LSDM-së. Para takimit me Ivanovin, Zaev ka mbajtur në selinë partiake mbledhje më partnerët e tij të koalicionit. Megjithatë, detaje nga takimi nuk u zbardhën. LSDM-ja të shtunën e caktoi Zaevin si mandatar të kësaj partie për formimin e Qeverinë e re. Për marrjen e mandatit nga Ivanovi, kreu i LSDM-së ka siguroi mbështetjen e deputetëve të BDI-së, Besa-së dhe Aleanca për shqiptarët, të cilët pjesëmarrjen në qeveri do ta kushtëzojnë me plotësimin e platformës shqiptare. Ndërkohë jo zyrtarisht, LSDM pritet që ditëve në vijim në rast obstruksionesh nga Ivanov, të dalë me qëndrime përmbajtjesore rreth rrjedhës së bisedimeve të deritanishme. Momentalisht, LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, qëndrimet i kanë harmonizuar rreth ligjit për gjuhën shqipe, PSP-në dhe çështjen e eurointegrimeve.