Zaevi këto ministria ia ofron Selës ?!

 

Lideri i LSDM, Zoran Zaev i ka ofruar resorët ministrorë liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Por nga ana tjetër, ai ka marrë edhe propozimet nga Sela se për cilët resore ministrore janë të interesuar. Siç mëson INA, shëndetësia dhe një ministri pa resor vazhdojnë të jenë pjesë e diskutimeve, por asgjë s’është përfundimtare. Edhe një post zëvendëskryeministri është në lojë për LR-PDSH. Përveç kësaj partisë së Selës do ti takojë një post zv/ministri dhe disa drejtori. Por të gjitha këto informacione ende nuk janë konfirmuar nga LR-PDSH, e cila nesërmbrëma mbanë mbledhjen e kryesisë.