Zaevi nesër e pret Selën, ja çka thonë nga LSDM

Lidhja Social demokrate por edhe Aleanca për Shqiptarët konfirmuan se nesër do të zhvillojnë takimin e parë për të biseduar për formimin e Qeverisë së re, informon INA.

Sela para shkuarjes tek Zaev do të shprehë qëndrimet e partisë së tij përmes një konference me gazetarët, për herë të parë pas ngjarjeve të 27 prillit. Jozyrtarisht mësohet se LSDM i ofron Aleancës dy poste ministrore dhe dy zëvendësministra, por duke përfshirë më pas edhe drejtori. Megjithatë nga Aleanca theksuan se me rëndësi për ta është përfshirja e pikave të programit të tyre të shprehur gjatë zgjedhjeve, se sa çështjet kadrovike që po spekulohen nëpër media.