Zaevi para selisë së BDI-së: Jemi afër marrëveshjes me BDI. Nuk do të ndryshohet Kushtetuta (VIDEO)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, theksoi se jemi pranë marrëveshjes, dhe se nuk do të ndryshohet Kushtetuta, raporton TetovaSot..

“Dëshira e LSDM-së është që të kemi zgjidhje kushtetuese për përdorimin e zgjidhjes. Ne nuk duhet të lejojmë asgjë që është jashtë Kushtetutës. Në qoftë se ne kemi dallime, do ta shtyjmë për 6 muaj dhe do të duhet një debat publik që qytetarët të vendosin”, tha Zaev.

Sipas tij, takimi i liderëve do të ndodhte më parë, por se ata kishin nevojë për mendimet e ekspertëve, sepse dëshironin ligje të mira.

“Shumë shpesh ekspertë nga LSDM dhe BDI ulen së bashku. Sonte do të përcjellë detaje të grupi punues në mënyrë që të rifillojnë bisedimet. Në fund ose do të ketë ose nuk do të ketë nënshkrime. Unë jam ai që pres nënshkrimet, por Kushtetutën nuk e prekim në asnjë mënyrë. Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje, tha Zaev.

Ai tha se ata ranë dakord mbi shpërndarjen e barabartë të buxhetit për të gjitha komunat në vend.

“Unë mendoj se BDI në mënyrë të përsëritur ka theksuar, vendimet janë brenda Kushtetutës. Ne flasim për kushtetutshmërinë e vendimeve”, theksoi lideri i LSDM-së./TetovaSot