Zaevi pas takimit me Hahn-in: Jam i gatshëm të bisedojë me partitë shqiptare, por ka disa vija të kuqe!

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me Johannes Hahn tha se komisioneri kërkon sa më shpejtë të formohet qeveria

“Fjala është fjalë. Qoftë edhe verbalisht, apo me shkrim. Do t’ia japim materialet BDI, do të bëjmë gjithçka për të përfunduar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për të formuar qeverinë. Por, dua të kujtoj se kur negocionte me VMRO-DPMNE, ai Gruevskit nuk i ka kërkuar asgjë me shkrim”,  tha Zaev pas takimit me komisionerin e BE-së Johannes Hahn në Parlament.

Zaev tha se ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi të ketë marrë mandatin, por theksoi se ka disa vija të kuqe.

Në pyetjen e gazetareske, nëse ai e dinte se çfarë tha Menduh Thaçi se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski janë marrë vesh për qeverinë, por se e prolongojnë punën, Zaev tha se me sa duket Thaçi që një muaj nuk ka qenë në vend dhe nuk e dij se çfarë ka ndodhur këtu.