Zaevi u jep fjalën romëve se do të kenë jetë dinjitoze!

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot foli para qytetarëve të Shuto Orizarë dhe u tha se Maqedonia do të jetë një vend me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Ai u dha fjalë romëve se do të kenë jetë dinjitoze, të barabartë me jetën e maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, boshnjakëve, vllehëve.
,,Maqedonia është nëna për të gjithë në mënyrë të barabartë. Më 11 dhjetor do të marrin fund poshtërimet ndaj romëve nga ana e pushtetit të Nikolla Gruevskit që zgjat me vite, sepse romët kanë vendosur për të kthyer jetën e tyre. Ju premtoj arsimim dinjitoz për romët, duke i motivuar fëmijët për tu regjistruar në shkollat e mesme dhe në univerzitetet. Premtoj barazi në procesin e punësimit në administratën, askush të mos guxojë për tju kërkuar ryshfet, do të përfshiheni dhe së bashku do të luftojmë për të drejtat ” tha ndër të tjeras në Shuto Orizarë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev,.