Zakoni pas gjumit që iu rrezikon, ja si ta evitoni

Të dridhurat në dhomën e gjumit nuk janë aspak të mira, sipas një studimi japonez.

Studiuesit zbuluan që njerëzve që flinin në një dhomë të ftohtë 14 gradë Celsius, tensioni sistolik dhe diastolik i gjakut u rritej nga 6 në 8 për qind kur dilnin nga krevati në mëngjes, në krahasim me ata që e kalonin natën në një dhomë të ngrohtë, 24 gradë Celsius.

Presioni i gjakut rritet natyralisht kur zgjohesh, shpjegon bashkautori i studimit Keigo Saeki, epidemiolog në Universitetin Mjekësor të Nara-s në Japoni, por kur dilni nga shtrati në një dhomë të ftohtë, enët e gjakut të lëkurës tkurren dhe zemra rreh më shpejt që të ngrohë, shton ai.

Kjo rritje në presionin e gjakut zgjat të paktën 2 orë dhe nëse përsëritet gjithmonë mund të kthehet në një rrezik serioz për ritmin e brendshëm, thotë Dr. Saeki. Megjithatë nuk është e thënë ta mbani ndezur kondicionerin apo ngrohësin gjatë gjithë natës, do harxhoheshin shumë para dhe temperatura e lartë mund të ndërpriste gjumin, thotë Dr.Saeki. Ai këshillon të veproni kështu: Programojeni kondicionerin të ndizet në 22 gradë, gjysmë ore para se të ngriheni.

Kështu kur të dilni nga krevati, trupi juaj do gjejë të njëjtën temperaturë jashtë.