Zanfina Ismaili heq përfundimisht dorë nga muzika, tani në një profesion tjetër

Këngëtarja nga Kosova, Zanfina Ismaili ka konfirmuar se do të heqë dorë nga muzika, duke e lënë pas si hobi. Në një intervistë për Ekspress Rozë, ajo ka treguar se do ti përkushtohet profesionit të saj si juriste pasi i ka kushtuar disa vite studime.
“Merrem me muzikë që prej moshës 4-vjeçare. Po më vjen edhe keq që po e them, por llogarit sa shumë vite kam në këtë profesion. Ia di hilet, lodhjet, streset e kënaqësitë kësaj pune, të dyja anët e medaljes por pse mos ta lë si hobi kur kam mundësi. Nuk varet ekzistenca apo jeta prej një koncerti apo një kënge. Nuk po e bëj se kam nevojë, por po e bëj sepse kam qejf,” – tha ajo.
Ndërkohë, mundet që pas disa vitesh ta shohim në politikë, por për momentin ka vendosur që të jetë larg mediave për tu bërë pjesë e ligjit dhe drejtësisë. Kur të gjithë prisnin për të sjellë një projekt muzikor me Adelinën, ajo vendosi që të heqë dorë nga muzika, vendim i cili është mbështetur edhe nga familja.