Zbardhen detaje tronditëse për shqiptaren që plagosi djalin dhe u hodh nga kati i 8 (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Torinon në Itali, në një familje shqiptare, ku gruaja plagosi rëndë me thikë të birin 6 vjeçar dhe më pas u hodh nga kati i 8 i pallatit ku banonte.

Mediat italiane, raportojnë se për vite të tëra Elida Zero, lindur në Shqipëri, e që 35 vjeç i mbushte për një muaj, ndiqej nga një psikolog për shkak të një depresioni që i ishte bërë kronik, shkruan “Panorama”.

Nga fqinjët, por edhe nga efektivët policorë dhe hetuesit, vijnë konfirmime të tjera:

“Shpesh ne e kishim dëgjuar atë të thoshte se nuk do duronte më: “Do hidhem, do të hidhem”, thoshte e reja.

Sigurisht që askush nuk priste që ajo ta bënte realitet këtë veprim…

Edhe pse ngjarja po hetohet si vetëvrasje dhe agresion ndaj fëmijë, megjithatë, ish-partneri i gruas, Dante Scrivano, 54 vjeçar u mor në pyetje menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Një intervistë që nuk kishte përfunduar as deri në pasditen e vonë të ditës kur ndodhi krimi, shkruajnë mediat italiane.

Mediat shkruajnë se shqiptarja Elida Zero madje punonte edhe si prostitutë. “Një jetë e trazuar që e kishte shtyrë atë madje të jetonte edhe në Francë së bashku me fëmijën, në përpjekje për të kërkuar azil politik”, shkruan “La Stampa”.

Por babai i fëmijës, italiani nga i cili shqiptarja ishte ndarë pas akuzave të ndërsjella mes tyre për keqtrajtim, disa javë më parë shkoi në Francë dhe e kishte sjellë sërish atë dhe djalin e vogël në Torino, shkruan “Panorama”.

Pra, nëna dhe djali ishin strehuar në një banesë që italiani ua kishte lënë të lirë, aty ku sot në mëngjes rreth orës 11:30 ndodhi tragjedia.

Në banesë ishte edhe ish-burri i shqiptares dhe djali tjetër, shkruajnë mediatitaliane të cilat citojnë edhe burrin Dante Scrivano të ketë thënë:

“Ajo kishte probleme të mëdha, të e enjten më ka telefonuar duke më thënë se do të bënte një çmenduri”, tha ai teksa shtoi se shqiptarja e akuzonte se ai e tradhtonte me femra të tjera./Albeu.com/