Zbulim befasues nga eksperimenti i NASA-s me vëllezërit binjakët në hapësirë

Sipas eksperimentit të NASA-s me binjakët, udhëtimi në hapësirë të mund të zgjasë jetën.

Nga marsi 2015 deri në mars 2016 Scott Kelly ka kaluar një vit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa vëllai i tij binjak, Mark Kelly, mbetur në Tokë. Të dy ishin nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe më pas u janë bërëkrahasimet e parametrave biologjikë.

Motivi për kryerjen eksperimenteve të para të këtij lloji ishte dëshira për t’iu përgjigjur pyetjes se si ndikojnë misionet afatgjata në hapësirë në shëndetin e astronautëve, duke marrë parasysh planifikimin e fluturimeve drejt planetit në Mars.

Misionet e mëparshme kanë treguar tashmë se qëndrimi në hapësirë ndikon te astronautët në mënyra të ndryshme: eshtrat dhe muskujt dobësohen, përmbajtja e kripës ndryshon në organizëm, sistemi imunitar poashtu dobësohet.

Megjithatë, shkencëtarët donin të gjejnë nëse një qëndrim i gjatë në hapësirë mund të shkaktojë ndryshime në materialin gjenetik? Ndryshimet që mund të ndikojnë negativisht në shëndet?

Rezultatet e para, të publikuara së fundmi nga NASA, tregojnë të kundërtën. Studiuesit kanë vënë në dukje se telomeret e Kelly, të cilat janë të vendosura në skajet e kromozomeve, janë zgjatur gjatë qëndrimit të tij në hapësirë. “Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që kemi pritur”, tha Susan Bailey, radiobiologe nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë.

Shkencëtarët kanë vënë lidhur të gjatëisë së telomereve me jetëgjatësia e njerëzve, meqë ato me kalimin e kohës bëhen më të shkurtëra.

Ata janë një tregues i procesit të plakjes dhe në bazë të tyre mund të përcaktohet përafërsisht mosha e personit. Telomeret shpenzohen dhe ndarja qelizore një ditë nuk është më e mundur.

Pas kthimit nga hapësira Scott Kelly kishte telomere më të gjata se vëllai i tij Mark. Megjithatë, shkencëtarët u përballën me një surprizë tjetër: një situatë e tillë nuk zgjati shumë.

Menjëherë pas kthimit në Tokë, telomeret e Scott u barazuan me vëllain. Shkencëtarët nuk kanë një shpjegim për zgjatjen e tyre në hapësirë, as për shkurtimin në Tokë.

Studimi i ri, i cili do të përfundojë në fillim të vitit 2018, duhet të shpjegonjë këtë efekt.