Zbulni çfarë ndodh nësë një pasagjer vdes në avion

Miliarda pasagjerë fluturojnë çdo vit me avion dhe sipas statistikave një përqindje e vogël e tyre ndodh që edhe vdesin brenda ambienteve të avionit.

Por çfarë ndodh në raste të tilla? Cila është procedura që ndjek stafi i avionit, kur përballen me një situatë të tillë fataliteti?

Disa aeroplanë kanë të dizenjuar një hapësirë të posaçme që zë një trup mesatar. Ka linja si ajo e Singaporit që ka krijuar enkas një vend të izoluar për trupa të pajetë.

Në disa aeroplanë, trupat dërgohen në hapësira sa më larg syve të pasagjerëve. Shpesh dërgohen në rreshtin e fundit, apo në një vend të mbuluar, megjithatë procedurat ndryshojnë në bazë të kompanisë ajrore.

Por kohët e fundit kompani ajrore po trajnojnë stafin e tyre sesi të veprojnë në rastet e vdekjes së pasagjerëve. Ata po trajnohen gjithashtu edhe për të dhënë ndihmën e parë.