Zbulohen tri shpella në Nikushtak të Likovës (FOTO)

Fshati Nikushtak i komunës së Likovës njihet për disa shpella të bukura, të cilat janë të fshehura nën rrëzën e malit të Zi të Shkupit.

Ai që ka zbuluar ato është Kadri Kadriu i cili thekson për INA se në këtë fshat gjenden tri shpella.

“Shpella e parë është e gjatë 5 metra, e dyta është e mbuluar me ujë dhe nuk kemi mundur të hym dhe shpella tjetër sipas banorëve nuk ka fund. Nëse jeni guximtarë mund të hyni në këtë shpellë.  Shpellat i kemi vizituar me Qamil Zenuni një banor nga fshati Nikushtak që e faleminderoj shumë për informatat e shpellave. “, theksoi për INA, Kadri Kadriu. Ai thotë se I mbetet eksploruesve që ti hulumtojnë këto shpella.(INA)

shpella 2shpella 3shpella 4shpella 22shpella nikushtak