Zbulohet e dashura e Taulant Xhakës, është një “bombë” e vërtetë (FOTO)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe i Baselit, Taulant Xhaka, duket se është rrugës për ti dhënë fund beqarisë së tij

Burime të Gazetës Express, të afërta me Taulantin bëjnë me dije që ai ka filluar një lidhje me Doresa Halilaj që ishte përcjellësja e parë e Miss Universe në Gjermani.

Express, nga burimet e veta mëson se Taulanti është në Gjermani këto ditë, konkretisht në Shtutgard ku edhe jeton Doresa.

Futbollisti i Baselit është në pushim pasi që ende nuk ka filluar liga zvicerane, ndërkaq Doresa pas pjesëmarrjes në Miss Universe është duke e ushtruar profesionin e modeles.