Zbulohet emri i vajzës që u hodh nga kati i pestë, rrinte prej 2 ditësh te shtëpia e shoqes

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.

Mësohet se vajza 30-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka gjetur vdekjen.

Vajza vuante nga depresioni. Ndërkohë mësohet se ajo është Enkeda Mullahaj, 30 vjeçe, raporton Panorama.

Ajo kishte dy dite qe qëndronte ne shtëpinë e shoqes se saj, Nertila B. Kjo e fundit eshte marre ne pyetje nga policia.

Njoftimi i Policise:

Më datë 25.05.2017, rreth orës 22:00, ka ardhur një telefonat tek numri i emergjencave 112, për një shtetase të rënë nga lartësia, në zonën e Unazës së Re.

Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se nga kati i 5 i pallatit ishte hedhur shtetasja E. M., rreth 30 vjeçe, e cila kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij veprimi vet flijimi.