Zbulohet gjinia e fëmijës së Adelina Ismailit

Adelina Ismaili është shtatzëne. Lajmi i ka gëzuar fansat e këngëtares së munguar, që është larguar shumë nga jeta publike, nga skena muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Se ajo pritet të bëhet nënë për herë të parë kjo tashmë dihet. Çifti Adelina Ismaili dhe Vali Krasniqi mezi s’po e presin në jetë ardhjen e fëmijës së tyre.

E, po kaq të entuziazmuara janë edhe tezet Ema dhe Zanfina. Adelina edhe shtatzëninë po e mban në hije, duke mos folur fare rreth saj, shkruan “Kosovarja”.

Nuk dihet saktë se në cilin muaj është, siç nuk dihet as nëse këngëtarja do ta sjellë në jetë një vajzë apo djalë.