Zbulohet gjinia e fëmijës së Tunës

Këngëtarja Altuna Sejdiu apo ndryshe Tuna përveç që është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe më të pëlqyera nga publiku, ajo vazhdon të mbetet tema kryesore e thashethemeve.

Tuna është në pritje të lindjes së fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Patrisin. Fshehtësi ishte vetëm gjinia e fëmijës, pas martesës e cila u realizua në ambient të mbyllur nga çifti.

Mirëpo, burime të KosovaPress tregojnë që fëmija i parë i Tunës me Patrisin është djalë. Tashmë Rene do të ketë një “vëlla” për të luajtur me të.