Zbulohet ish-gruaja e parë të cilën bashkëshorti i Nihanit përpiqet ta mbajë të fshehtë nga mediet

Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu janë dy prej aktorëve më të kërkuar dhe të dashur në Turqi, por jo vetëm.

Të njohur edhe në vendin tonë në rolet e Nerimanit dhe Maxhitit në telenovelën ‘’Mes dy dashurish”.

Çifti simpatik i aktorëve do të përjetonte një prej historive më të bukura të dashurisë që lindi pikërisht në sheshxhirimet e telenovelës dhe u kurorëzua në martesë gjatë korrikut të vitit të shkuar. Por, shumë pak e dinë se Kadir ka qenë i martuar me parë me një tjetër emër të njohur të skenës turke.

Ky i fundit e ka martesën e dytë. Kadir Dogulu ishte i martuar me këngëtaren dhe aktoren dhe këngëtaren e njohur turke për tre vite me radhë, 2007-2010. Lajmi është publikuar së fundmi në të përditshme turke, por asnjë prej artistëve nuk ka zgjedhur të prononcohet.