Zbulohet: Ja pse u largua Labi nga RTV21

Moderatori Labinot Gashi, ka befasuar të gjithë me vendimin që ka marr sot.

Ai përmes rrjeteve sociale, ka dhënë njoftimin të cilin askush nuk do ta priste, se nuk do të jetë më pjesë e RTV21, të paktën për një kohë.

Por edhe pse Labi largimin nga televizionu ku punoj për 17 vite, e arsyetoj me një “pauzë që i duhet”, Magazina.al, mëson se arsyeja e largimit është tjetër.

Sipas burimeve të Magazina.al, Labi para dy jave ishte takuar me menaxhmentin e televizionit, nga i cili kishte kërkuar rritje page, kërkesë e cila nuk ishte miratuar gjë që e qoj Labin të marr këtë vendim pak para se të nis sezoni i ri.

Përveç pagës së ulët, Labi duket se ka marr kritika edhe nga menaxhmenti, pasi këtë vit në emisionet festive “Op Op Labi Party” nuk kishte arritur t’i sjelltë emrat e mëdhenjë të këngëtarëve si Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Sinan Vllasaliu e disa emra të tjerë që çdo vit janë parë te emisioni i Labit, por që munguan këtë fundvit.

Po ashtu Magazina.al, ka mësuar se Labi tani është duke shqyrtuar disa opsione për emisionin e ri, një nga opsionet janë televizioni Klan Kosova dhe Top Channel, por ai nuk ka përjashtuar edhe “Youtube” si një dritare e transmetimit të emisioneve të tij.