Zbulohet krimbi më i madh në Tokë

Ajo cfarë Paul Rees zbuloi kohët e fundit në mesin e perimeve të tij në Cheshire County të Anglisë s’është asgjë veçse një krimb gjigant kopshti.

Nipi i Paulit, George, e quajti atë Dave. Ai është krimbi më i gjatë i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 40 cm, por ajo cfarë ka habitur shkencëtarët është masa e tij.

Dave peshon gati 28 gram, pothuajse dy herë më i rëndë se një krimb i fushave.

Nën hidhërimin e shumë fansave të tij në mediat sociale, Dave u vra për arsye shkencore dhe tani do të jetë i shfaqur në Muze si pjesë e koleksionit.