Zbulohet kush do te fitoje Këngën Magjike

‘Kënga Magjike’ festivali shqiptar që mbrëmë pati natën e parë gjysmëfinale po vazhdon të jetë temë e medieve rozë shqiptare.
E pyetja që më së shumti po bëhet është se kush nga këngëtarët do ta rrëmbej çmimin e parë?Burime të lajmi.net të afërta me stafin e ‘Kënga Magjike’ kanë bërë të ditur se fituesja e këtij viti po pretendohet të jetë Rozana Radi me këngën ‘Thuaj asaj’.

Asgjë definitive nuk është akoma pasi që do mbahet edhe nata e dytë finale ku do të paraqiten edhe Artiola Toksa me Brunon po ashtu edhe Tuna që mbase mund të jenë fitues gjithashtu./lajmi.net