ZBULOHET: Ky është skenari i ri i Kadri Veselit për rrëzimin e Isa Mustafës!

 

Partia Demokratike e Kosovës është duke u munduar që në momontet e fundit përmes një skenari të ri ta rrëzoj Isa Mustafën.

“Gazeta Blic” ka marrë vesh përmes burimeve të saja brenda PDK-së, se kjo parti po inisiston që nesër në ora 8 Qeveria ta procedoj në Kuvend Demarkacionin, në mënyrë që në ora 9 të mbahet seanca e Kuvendit.

“Kjo kërkesë e Veselit vjen për faktin se nëse PDK do ta votonte mocionin e Nismës, do të konsiderohej humbje për PDK dhe fitore për opozitën. Dhe nëse PDK nuk e mbështet mocionin, atëherë fitues del Isa Mustafa dhe kësisoj, zgjedhje nuk do të ketë deri në vjeshtë”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Prandaj, sipas këtij burimi, Veseli po pretendon që ta fus në rend dite demarkacionin, të dështoj votimi i tij për shkak të LDk-së, dhe aty për aty të prishet qeveria, dhe vendi të shkoj në zgjedhje më 11 qershor.

Mirëpo, Isa Mustafa e tha publikisht se kjo nuk do të ndodhë. Ai për RTK tha se demarkacioni dhe mocioni janë çështje të ndara. “Fillimisht do të zhvilloher seanca për mocionin, e pastaj do të procedohet demarkacioni”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq shefi i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, me të cilin janë pajtuar që Demarkacioni të procedohet në Kuvend para seancës së mocionit, e cila është e përcaktuar për në orën 10:00.

Ndryshe partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA, janë të binduara se përmes mocionit do të arrijnë shkarkimin e Qeverisë aktuale