Zbulohet letra e 41-vjeçarit që mbyti dy fëmijët e më pas vari veten

TvKlan.al ka mësuar detaje të reja në lidhje me letrën, që 41-vjeçari Naum Toshi, kishte lënë për babain e tij, përpara se të mbyste dhe të varte dy fëmijët e tij të mitur.

femijet

Sipas hetueseve Naum Toshi kishte planifikuar gjithçka, vrasjen e dy djemve si dhe të varte veten. Në letrën që ai kishte lënë për të atin, shkruante se nuk e kishte pyetur kur ishte martuar me Marsela Toshin dhe nuk do e pyeste as për vendimin tragjik të fundit.

41-vjeçari shkruante në letër se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo “kishte marrë rrugë të keqe”.

Marsela Tushi

 

Letra e plotë:Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë s’të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i mar me vete! Ajo mori rrugë tjetër! S’më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! S’u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë s’pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”.

Ndërkohë nga sistemi TIMS, Marsela Toshi rezulton se është futur në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së diel. Ai kishte shkuar tek banesa e bashkëshortit dhe fqinjët kanë treguar se mes tyre ka pasur grindje.

Po ashtu mësohet se Marsela Toshi është larguar nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS në orën 16:00 të ditës së diel./tvklan.al