Zbulohet lidhja e Zaevit me Kosovën dhe gjenerali të cilit Çaushi duhej t”i shiste audioinçizimet

Opinioni në vend akoma është i shokuar nga deklaratat e Zoran Zaevit se është i gatshëm të vendos dygjuhësinë në Maqedoni por edhe duke aluduar në atë se po synon marrjen e votës edhe tek elektorati shqiptarë, madje duke deklaruar se do fitojë më shumë vota shqiptare edhe se vet partitë shqiptare.

Shumë po pyesin se prej ku e ka atë siguri ai dhe nevoja e tij për të marrë besimin në bllokun shqiptarë por si duket ai ka një strategji të fuqishme dhe përkrahje edhe nga personalitete të forta nga Kosova përfshirë këtu nëntokën kosovare si dhe oficer të lartë të UÇK-së, shkruan kështu Infomaks e transmeton Denesen.mk

Jozyrtaisht bëhet fjalë për një gjeneral të UÇK-së dhe funksionarë të lartë të forcave të sigurisë së Kosovës. Hapi i parë ku tregohet se Zaev ju ka ofruar bashkëpunim elementeve ekstremiste shqiptare nga Kosova kanë qenë mesazhet e publikuara që ai ja ka nisur liderit të PDSH-së Menduh Thaçi në të cilat i shkruan se dikush nga jashtë i pregadit atë, Ramush Haradinajn dhe Sali Berishën për punë të mëdha.

Ky mesazh i cili nisi me pullën e asaj mundësie për puç dhe destabilizim të Maqedonisë është e qartë se Zaev me disa faktorë ndërkombëtarë ka punuar për destabilizimin e vendit.

Disa muaj më vonë Zaev filloi publikimin e përgjimeve të paligjshme të montuara për të cilat akoma nuk dihet se nga kanë dalë dhe kush ia dha atij.

Nga marveshja e Përzhinos LSDM u zotua se nuk do të publikojë materiale të montuara por shumë shpejtë nëpër internet filluan të publikohen disa biseda private të personaliteteve të njohura të vendit e pikërisht këto biseda u dyshuan se kanë rënë në dorë të kriminelëve të cilët kanë kërcënuar biznesmen e gazetar se do publikojnë biseda të tilla.

Më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e bashkëpunëtorit të parë të Zaevit, Zahir Beqiri Caush janë gjetur më shumë se 70 mijë biseda ilegale të cilat sipas dyshimeve ishin pregaditur për shitje brenda dhe jashtë vendit.

Më i interesuar për këto materiale sipas bisedës së gjetur tek të dyshuarit, ka qenë një person nga Kosova i cili ka qenë i gatshëm të paguajë shuma të majme për bisedat.

E dyshimet rrjedhin për një ish oficer të UCK-së e tash oficer në FSK, gjeneral Kadri Kastrati, drejtor për operacione në FSK. Ky i fundit për bisedat ka ofruar qindra mijëra euro që duhej tia jepte Caushit ndërsa prap del në pah përkrahje që ish zyrtarë të UCK-së do i jepnin Zaevit për të marë vota tek shqiptarët ndërsa ai si shpërblim do e bëj gjuhën shqipe zyrtare në gjithë Maqedoninë ndërsa paratë nga shitja e incizimeve do shfrytëzoheshin për financim të kampanjës së LSDM-së, shkruan më tej Infomaks bën të ditur Denesen.mkbanda-lsdm poraka-630x374 kadri_kastrati3-630x499 caus-sud-640x318-1-630x313