Zbulohet nga kanë ardhur gjuhët indoevropiane 9000 vite më parë

Nga e kanë prejardhjen gjuhët që flasim? Ky është një nga misteret e mëdha të njerëzimit, ndërsa hipotezat janë të shumta në këtë drejtim.

Në një artikull të BBC-së thuhet se gjuhët indo-evropiane përfshirë edhe Anglishten, e kanë origjinën nga Turqia rreth 9 000 vite më parë, thotë hulumtuesit.

Gjetjet e reja rrëzojnë teorinë e mëparshme, sipas të cilave gjuhët e kishin prejardhjen nga jug-perëndimi i Rusisë rreth 5 000 vite më parë.

Shkencëtarët nga Zelanda e Re kanë përdorur metodat më të fundit për të studiuar dhe krijuar pemët familjare të gjuhëve të lashta dhe moderne indo-evropiane dhe për të identifikuar se nga kanë ardhur ato.

Studimi i tyre është publikuar në revistën shkencore “Science”.

Familja e gjuhëve është një grup gjuhësh e ngritur nga një paraardhëse e përbashkët e njohur si proto-gjuhët. Gjuhëtarët e identifikojnë ato nëpërmjet fjalëve të përbashkëta që shprehin të njëjtin kuptim.