Zbulohet oferta që Barcelona ka bërë për Coutinhon

Zbulohet oferta që Barcelona ka bërë për Coutinhon

Sipas medias braziliane ‘Globosporte’ , Barcelona ka ofruar 70 milionë plus 10 milionë bonuse.

Në Brazil gjithashtu theksojnë se Barça po përparon në negociatat rreth Coutinhos dhe Paulinho. Sipas të njejtës media, përfaqësues të Barcelonës janë takuar me agjentët e të dy lojtarëve në Londër, për të finalizuar negociatat.

Negociatat thuhet që janë bërë mes Andre Cury, Joorabchian dhe Giualiano Bertolucci.

Tani pritet që të ketë edhe bisedime mes klubeve, Liverpool po pret një ofertë rreth 100 milionë euro për Coutinho, ndërsa Guangzhou ka hedhur poshtë ofertën prej 20 milionë euro plus 5 milionë bonuse.