Zbulohet plantacioni më i madh i drogës në Itali

Është ky planatcioni më i madh i marijuanës i zbuluar deri më sot në nivel nacional.

Për 3 ditë rresht forcat italiane të rendit kanë shkatëruar bimët narkotike me një peshë rreth 356 kg e të vlefshme për të përgatitur rreth 14 milionë doza mesatare marijuane.

Policia italaine ka arrestuar 3 kultivuesit e këtij e plantacioni; 1 shtetas italian 2 marokenë e po heton nëse ata punonin për llogari të tyre apo janë pjesë e një organizate ndërkombëtare trafikantësh.

Gjithashtu forcat e rendit kanë sekuestruar  në vendngjarjee një traktor të mbushur me arka me marijuanë, një impiant ujitës, makineri për grirjen bimës narkotike, peshore idustriale, si dhe instrumente të përdorura për prodhimin e kultivimin e bimëve të kanabisit.

MARIJUANA-FOGGIA-3