Zbulohet sekreti i madh i ushtrisë amerikane, e pabesueshme ku ishte fshehur!

Qyteti i fshehtë i ushtrisë amerikane në mes të Grenlandës do të duhej të mbetej një sekret i përjetshëm, por rritja e temperaturave ka zbuluar sekretin e Shteteve të Bashkuara.
Dhe kështu ngrohja globale i ka mundësuar njerëzve të shohin se çfarë kishin planifikuar amerikanët gjatë Luftës së Ftohtë, transmeton Telegrafi.
Kampi “Campcentuy”, ishte ndërtuar në vitin 1959 në veriperëndim të Grenlandës. Kjo bazë ishte ndërtuar rreth 200 kilometra larg bregut.
Baza quhej “qyteti nën akull”, dhe në labirintin e tuneleve të ndërtuara tetë metra nën sipërfaqe kishte laboratorë, dyqane, spitale dhe madje kinema. Asokohe në atë vend kishin jetuar rreth 200 ushtarë.
Kampi ishte ndërtuar si pjesë e projektit të fshehtë “Krimbi i ngrirë”, kurse qëllimi kryesor ishte krijimi i një hapësire për hedhjen e raketave bërthamore, të cilat në rastin më të keq do të godisnin objektivat në Bashkimin Sovjetik.
Ushtria kishte montuar nën akull rreth 600 raketa me rreze të mesme, ndërsa është interesant fakti që qeveria daneze e cila asokohe udhëhiqte Grenlandën, nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte atje. Amerikanët u kishin thënë se janë duke ndërtuar një kamp të zakonshëm të luftës.
Megjithatë, kampi “Campcentuy” ka mundur të jetë gjithçka tjetër vetëm jo një kamp i zakonshëm. Atje shkencëtarët kishin kryer teste me materiale biologjike, kimike dhe bërthamore, kurse inxhinierët kishin shpuar akullin për të ndërtuar objekte në të cilat do të ruheshin armët e shtrenjta.
 “Ata kishin menduar se kurrë nuk do të zbulohet kjo bazë, pasi asokohe askush nuk mendonte për ngrohjen globale. Por, ndërkohë ndryshoi klima dhe tani shtrohet pyetja nëse kjo bazë do të mbetet nën akull”, ka deklaruar eksperti për ndryshime klimatike William Kolgan për Guardian, duke aluduar në mbetjet bërthamore që po kërcënon “vendin e borës dhe akullit”.