Zbulohet shërimi për tiroidet

Sëmundjet e gjendrës tiroide prekin rreth 200 milionë njerëz në botë, siç informon Thyroid Foundation of Canada. Ekzistojnë një sërë trajtimesh dhe mjekimesh për çrregullimet e tiroides, megjithatë, nëse lihen të patrajtuara mund të çojnë në probleme serioze të pjesëve të tjera të trupit. Për këtë arsye po iu tregojmë një mënyrë për të trajtuar sëmundjen e tiroides. Igor Knjazkin, një mjek i njohur nga St. Petersburg, Rusia bën të ditur se e ka zbuluar këtë ilaç.

Ilaçi i pabesueshëm përbëhet vetëm nga një përbërës dhe kjo është qepa e kuqe. Qepët e kuqe kanë në përbërjen e tyre përbërës që i bëjnë shumë mirë shëndetit. Ato përmbajnë veti të fuqishme anti-bakteriale, anti-fungale, anti-inflamatore dhe kundër kancerit, shkruan revista Shije. Për më tepër ato janë të pasura në vitamina dhe minerale, duke përfshirë tiamine, folate, magnezium, mangan, kalcium dhe vitamina C, K dhe B6. Ato ushqejnë dhe pastrojnë lëkurën, shkatërrojnë bakteriet dhe mikrobet dhe kanë acid fosforik, që ka shumë përfitime. Sipas studimeve të fundit, qepët e kuqe ndihmojnë së tepërmi kur vjen fjala edhe për sëmundjet e tiroides.

Ilaçi i mëposhtëm natyral do të përmirësojë dukshëm funksionin e gjendrës suaj tiroide. Ilaçi për gjendrën tiroide Ky trajtim duhet të bëhet përpara se të shkoni në shtrat. Prisni një qepë të kuqe përgjysmë dhe masazhojeni lehtë qafën tuaj me lëvizje rrethore. Fokusohuni në zonën ku është lokalizuar gjendra tiroide. Mos e lani qafën pas trajtimit dhe lejoni që përbërësit e çliruar nga qepa të veprojnë gjatë natës. Lëngu i qepës së kuqe do të stimulojë punën e gjendrës suaj tiroide