Zbulohet shpella më e thellë nënujore në botë, pamje mahnitëse

Një humnerë e thellë 404 metra, e zbuluar në Republikën Ceke, i ka vjedhur fronin luginës karstike të Pozzo del Merro në Itali me 392 metrat e tij, duke u vlerësuar si humnera më e thellë në botën natyrale nënujore në Botë.

Shpella nënujore gjendet në territorin e Moravia, në zonën perëndimore të vendit, mes lokalitet termal të Teplice nad Becvou dhe komunës së Hranice.
Rekordi është konfirmuar nga grupi ceko-polak i eksploratorëve, që ka marrë pjesë në këtë zbulim.

Grupi ka arritur të zbresë deri në 200 metra thellësi, pastaj nëpërmjet një roboti të lidhur me telekamera ka arritur të prekw thellësinë deri në 404 metra.

Askush se përjashton faktin që kjo humnerë nënujore mund të jetë edhe më e thellë. 12 metra më tepër se shpella e Pozzo di Merro, që ndodhet pak kilometra nga
Roma, kanë mjaftuar për ta gjykuar atë si më të thellën në botë.

Një gëzim i madh dhe kënaqësi edhe për regjisorin e famshëm polak Krzysztof Starnawski, që ka festuar me pjesën tjetër të grupit në Facebook: ‘Ja dolëm! Hranicka Propast është shpella më e thellë nënujore në botë!

Galeri me imazhe te Hapura: