Zbulohet super-ushqimi që zgjat jetën

Shkencëtarët përfundimisht kanë gjetur lidhjen ndërmjet probiotikëve në djathë dhe jetëgjatësisë.

Në fakt, bakteri Propionibacterium freudenreichii, i cili krijohet me rastin e fermentimit të djathit, forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon ndezjet në organizëm, transmeton KosovaPress.

I njëjti bakter është gjetur edhe në qumësht, dhe është e njohur se ndikon në ngadalësimin e shenjave të plakjes.

Studimi, të cilin e publikuan studiuesit e Universitetit Koreja në Seul, tregojnë se ky probiotik me të vërtetë forcon sistemin imunitar dhe ndikon pozitivisht në organizimin tonë.

Ndryshe, një studim i mëhershëm ka treguar se djathi është i mirë edhe për dëgjim.

Shkencëtarët testuan 600 ushtarë, të cilët çdo ditë kanë konsumuar djathë dhe gjetën se probiotiku në djathë ndihmon që të kthehet sinjali në pjesën e trurit, e cila kontrollon veshin.