Zbulohet virusi që sulmon përmes titujve

VLC Player, Popcorn Time, Kodi dhe Stremio janë platformat përmes të cilave hakerët mund të depërtojnë në sistem duke përdorur dosjet me tekst, të cilat “mund të hiqen” në video.

Ekspertët paralajmërojnë se hakerët mund të fshehin viruset në tituj, të cilat “hiqen” nga interneti dhe përmes tyre marrin kontrollin mbi kompjuter, transmeton Telegraph.

Grupi Check Point nga fusha e sigurisë kibernetike, ka zbuluar “vrimën” në antiviruse përmes të cilës dosjet e ngjitura për filma dhe seri në “torrente” mund të depërtojnë në sistem.

Hakerët në këtë mënyrë mund të kontrollojnë në tërësi programet e popullarizuara si VLC Player, Popcorn Time, Kodi dhe Stremio, madje edhe televizorët e mençur.

Tash për tash janë të njohur vetëm katër softuer, por ka frikë se ka edhe të tjerë.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve janë të kërcënuar rreth 200 milionë përdorues të këtyre programeve në gjithë botën.

Sulmuesit në këtë mënyrë mund të marrin dosjet e ndjeshme dhe të kërkojnë para, transmeton KosovaPress.