Zbuloni objektet shtëpiake që kanë afat skadimi

Sa herë mendojmë për skadencën, nuk mund të mos mendojmë për shportën ushqimore. Por mesa duket ekzistojnë edhe shumë produkte të tjera që kanë nevojë të ripërtërihen herë pas here.

Data e tyre e skadencës mund të mos jetë e shënuar në etiketën përkatëse ose në manualin shoqërures. Prandaj lexoni këshillat tona që të bëni disa spastrime në shtëpinë tuaj dhe të largoni objektet toksike që gjenden aty prej vitesh.

Furçat e tualetit: Çdo gjashtë muaj
Furçat e tualetit është si një vendstrehimi për bakteret. Ajo duhet të zëvendësohet çdo 6 muaj. Lajini me sapun të lëngshëm që i përshtaten pH-it të lëkurës suaj.

Dërrasa e prerjes në kuzhinë: Çdo 12 muaj
Ju prisni perime dhe mish çdo ditë mbi të, por ndoshta nuk e mendoni që dërrasa e prerjes është një magazinë bakteresh. Studimet e ndryshme kanë treguar se tek dërrasa e prerjes 200% më shumë baktere sesa në tualet.

Jastëkët: Çdo dy vite
Jastëkët janë vendi ku mbështesim kokën dhe faqet. Për këtë arsye duhet të ndërrohen të paktën një herë në dy ose tre vite.

Enët e drurit: Çdo pesë vite
Edhe lugët e drurit kanë datë skadence. Druri ka më shumë pore se sa plastika apo metali, çka e bën më të ndjeshëm për të akumuluar mikrobe dhe baktere. Kjo mund të çojë në lloje të ndryshme helmimesh nga ushqimi.

Shapkat: Çdo gjashtë muaj
Për të shmangur përhapjen e infeksionit,shapkat duhet të lahen mirë sa më shpesh të jetë e mundur. Përveç kësaj duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj.

Enët plastike për ruajtjen e ushqimit: Çdo tre muaj
Enët plastike që përdorni për të ruajtur drekën tuaj apo ushqimet e mbetura janë vendi i parë i strehimit të kimikateve të rrezikshme.Ndërrojini ato çdo tre muaj.

Furça e dhëmbëve: Çdo 3 muaj
Shumë prej nesh e kanë gabim kur mendojnë se furça e dhëmbëve duhet ndërruar pasi të ketë humbur komplet formën e saj. Ekspertët d rekomandojnë që furçat manuale apo elektrike duhet të ndërrohen çdo muaj nëse vuani nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, dhe pas tre muajsh për çdo rast tjetër.

Krehri i flokëve: Çdo katër vite
Shumë infeksione të lëkurës mund të përhapen nga një person në tjetrin duke ndarë të njëjtën krehër flokësh. Krehëri duhet të jetë personal dhe duhet ndërruar çdo katër vjet ose më herët./RevistaShije/