Zeka kërkon t’jua thejë qafën oponentëve

Kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi kërkon t’jua thejë qafën oponentëve pasi sipas tij dikush ka hyrë në emilin e tij.

“Tashmë disa ditë cyber-kriminelët ma sulmojnë profilin tim në Facebook dhe adresën time elektronike (e-mail). Dua t’i lus të gjithë miqtë dhe ndjekësit të kenë mirëkuptim nëse u del (shkon) diçka e pahijshme në emrin tim.
Kur i kanë humbur të gjitha betejat, u ka mbetur vetëm të futen privatësinë e njerëzve. Por, edhe pak sabër dhe shumë punë. Të dielën ua shuajmë shpresën inshaallah!” ka shkruar Zeka

Ndryshe dje Valon Bela publikoi disa materiale ku shihej se si ka qenë punëtor i Izet Mexhitit dhe ka thurur fjalime për të./TetovaSot/